Pas sulmit që ju bë sot portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, kanë dalur me një komunikatë zyrtare edhe klubi i Gjilanit të cilët fajësojnë Policinë e Kosovës për reagimin e dobët në momentin e incidentit, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook klubi i Gjilanit ka dënuar ashpër incidentin e ndodhur sot në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Ata në njoftimin e tyre tregojnë se si klub nikoqir kishin ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, por për fat të keq situata doli jashtë kontrolli në momentin e golit të barazimit dhe si rrjedhojë e reagimit të dobët nga Policia e Kosovës erdhi edhe incidenti.
Më tutje ata i urojnë shërim të shpejtë portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe kërkojnë ndjesë për këtë ngjarje, ku sipas tyre vetëm klubi të Gjilanit nuk guxon t’i ndodh kjo.
Në fund treguan se zyrtarët përgjegjës janë duke identifikuar personat të cilët kryen këtë akt vandal dhe do të ju ndalohet përjetësisht hyrja në ndeshjet e organizuara nga skuadra e Gjilanit.
Më herët kishin reaguar edhe dy tifozëritë e klubeve ‘Xhebrailat’ dhe ‘Skifterat’, ku këta të fundit u distancuan nga sulmi i sotëm dhe kryesia e tyre jepi dorëheqje të parevokueshme, në lidhur me këtë ngjarje të pahijshme ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
