Një punëtor i KEDS sot është goditur për vdekje nga një veturë në qytetin e Podujevës, i cili fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve.
KEDS-i në një postim në Facebook ka bërë të ditur se punëtori, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë.
“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen”, thuhet në njoftim.
Ndërsa ngushëllime familjes të punëtorit ka shprehur edhe Shpejtim Bulliqi.
