HAPMA DRITAREN
Do të vij,
të trokas në xhamin,
e dritares,
sii zog i lodhur,
nga shtegtimi i largët,
si dallendyshe,
sqepverdhë bisht gërshërë,
frymëmarje të jap,
e le të shkrihem e tërë.
Hape dritaren,
të vij te ty,
me agimin e purpur,
ngjyrë rozë,
të sjell rezet e diellit,
në flokët e verdha,
të ti vë kurorë,
hape dritaren e zemrës,
mos u vono.
Se shpirti është i dashuruar
vetëm ty të do,
drithëron,
të hyj në parajsën,
e përfytyruar,
e në ëndrra të jem,
ikredhur,
në lumturine,
tuaj përgjithmonë.
Të vij hape dritaren,
hape zemren,
si hap petalet trëndafili,
hape dritaren,
shpirtin mos e burgos,
do vij si engjëll,
si një aromë e shtrenjte,
me kundërmimin,
e manushaqes lule prillit.!!