Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Dyshja që pëlqehen mjaft shumë nga publiku po vazhdojnë lidhjen e tyre pas daljes nga programi dhe deri më tani duket se gjërat po ecin për mrekulli.

Dj i njohur e ka befasuar Einxhelin me një darkë romantike duke parë filmin Shrek.
Ka qenë Einxhel që ka ndarë video nga ai moment ndërsa Dagz, i cili e ka ripostuar ka zbuluar se ishte dhurata për tre mujorin e lidhjes.
“Vetëm një dhuratë për tre mujorin tonë të parë”, ka shkruar Dagz.
