Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Nexha Reçica

Çaste poetike me poeten Nexha Reçica

MAGJIA E PUTHJES

E ëmbël magjike

tronditëse pushtuese

kurrë e provuar

puthja jote

në buzët e mia

përherë e freskët

përherë e zjarrtë

përherë ëndrrimtare

unë

me puthjen tënde

jetoj

ti

ngado që të shkosh

nëse do të kthehesh

zjarrin e puthjes sate

do ta gjesh

në shkrumin

e buzēve të mia.

DY ANËT E SHKURTIT

Atëherë

në shkurtin e acartë

ti u fute në zemrën

time

si në një kështjellë

erë jugu më ngrohu

shpirti u mbush plot

mall.

Mbrëmë

fare papritur

përbrenda meje

diçka u lëkund,

u shkëput erë jugu

shpirtin tim e shkundi

ishte ngatërruar

rrugëtimi

në shkurt kish acar,

ne u deshëm gjithë

zjarr

në shtator u ndamë

dhe kurrë nuk u pamë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT