ATDHE
Atdhe nuk është thjeshtë vendi yt !
Atdheu është ndjenjë,
që të përvëlon,
që të freskon !
Atdhe nuk është thjeshtë një emër !
Atdhe është dashuri pa fund,
që të mbyt kur je larg
e të jep jetë kur je afer !
Atdhe nuk ështe thjeshtë një histori !
Atdhe është sakrifica
për ta lartësuar më shumë,
për ta forcuar më teper !
Atdhe eshte çdo qelizë e trupit!
Atdhe është pasuri shpirterore!
……………………………………………….
#
FLAMURIT
Nëntor, Ti o stine e ftohtë
që zemrat përherë na i mbanë ngrohtë !
Në Ty qajme edhe gëzojmë
Me Ty përherë festat festojmë !
O Flamuri Ynë, o mall që djeg në gji,
O Loti yne i shtrenjtë që pikon Kuq e zi,
O Dashuri mbi të gjitha dashuritë,
O Krenari mbi të gjitha krenaritë !
Ti je zjarr, bukë e kripë në votër,
TY të kem prind, vëlla e motër,
TI je Qiell, TI je Tokë,
TY t´kem mbi gjithçka n´këtë botë !
Sa shumë jetë për TY u dhanë
e do të jipen në nevojë
Shqiponja krenare në Ty
çdoherë do valojë !
#
#
NËNËS SHQIPËTARE
Do shkruaj ca vargje për ty
Moj Nënë sokoleshë shqipëtare,
më e fortë se guri më ´je
zemërbardhë edhe bujare !
Kurre s´u lodhe as s´u perkule
edhe pse vuajtja kurre s´tu nda,
me vyrtytet qe t´karakterizojnë
çdoherë dashuri na ke fal !
Ti edhe qiellin e perkund
edhe diellin e ve n´gjume
duart i ke plot bekim
dashurine pa asnje cmim!
Këndofsh gjithmonë oj nënë shqipëtare,
n´djepa tu trashëgimtar,
na jep ti uratën Nënë,
ta përcjellim amanetin Tënd !
#
#
DY BRIGJET DHE URA
Unë një anë bregu
Ti një tjetër breg,
Ndjenja si urë
Që na lidh në mes !
E mahnitur ura
Nga bukuri e rrallë
Vështron anijet poshtë
E ndjen shumë mall!
Shumë gjëra me peshë
Kalojnë mbi këto brigje
Përkundër dridhjeve,
Ura rri stoike !
Bregu për bregun
Ka mall që s´shuhet,
E brenda urës,
Sekrete që ruhen !
Moj urë e madhe
Bekuar qofsh
Me ujin poshtë teje
Brigjet përherë bashkofsh !
#
#
………………………………..
MERGIMTARI
Ngarkuar skajshmërisht
nga lodhja e mallit
merr rrugën e gjatë
përtej maleve e fushave,
përtej liqeneve e deteve !
Por ndjenja e gëzimit e ç`lodh,
buzëqeshja i rrinë si pikturë,
dëshira, dashuria forcën ia shtojnë,
e shpesh loti fytyrën ia freskon !
Shpirti qetësohet kur këmba takon atë dhe !
Zemra nga herët tjera, ndryshe atje rreh !
Fjalët nga goja më ëmbël i dalin,
çdo skutë që sheh ia shuan mallin !
Kujtimet ndër vite i sheh si në film,
ofshanë për jetën që ikën rrëmbim !
Uron t´jetë i fundit
që larg atdheut tretet,
shpreson që asnjë
atje mos të mbetet !