Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritPIRRO MINELLA MILLONA -CIKLI KUJTIMET E STUDENTIT!!

PIRRO MINELLA MILLONA -CIKLI KUJTIMET E STUDENTIT!!

Edhe sot ashtu i mbaj mënd si “Pulëbardha” në ato kodra të buta të Dumresë…!!!”…. Qershor 1978. Aksioni i fundit në vazhdën e jetës studentore. Na priste Fierza e Belshit, ku do te punonim ne aksionin e fundit…”Fati” më pruri që agronomi i sektorit të Fierzës ishte nipi i komshijes time Kadries të urtë. Rastësia që ate fund maji shkuam për vizitë se Kadrija ishte e sëmurë. Aty u njoha me Beqirin dhe Kadrija e “porositi”:- Ma ki kujdes Pirron se e kemi çun të mirë.Kësthu qysh ditën e parë Beqiri më caktoi të mbushja ujë me “zetor” ne Çepun pak kilometra më poshtë se Fierza.Jeta studentore dhe sidomos aksionet janë tepër te bukura për kohën tonë.Por më ka mbetur në mëndje ato “pulëbardhat”, të burgosurat femra te burgut të Kosovës së vogël -LushnjëPas një jave, u morr leja që të mbushim ujë në çezmën e burgut të Kosovës.Ishte ditë e dielë, u nisëm rreth orës 9 dhe pas rreth 20 minutash ishin para derës kryesore te burgut.Hymë në territorin e burgut dhe tek Çezmja filluam të mbushim ujë. Nga dritaret dhe në oborr “vërshuan” ato “pulebardhat”. Gra të të gjitha moshave dhe të dënuara për lloj lloj dënimesh. Sa trishtim dhe sa etje kishin ato gra. Pasthirmat e tyre, ofshamat për shpirtërat e mbylluar aty edhe prej vitesh.Sa të bukura ishin, sa vështrime të ndezua na hidhnin, biles erdhën shumë edhe aty rrotull nesh, duke na berë të ndiheshim në siklet të madh. Pastaj ndërhyri njëa “gardiane” dhe i përzuri me dhunë.Ato gra mbanin veshur funde të holla dhe pantallona të gjera doku ngjyrë te çelur, gri e zbehte, dhe bluza me mëngë të shkurtëra te bardha trikotazhi., këpucë të thjeshta. Të gjitha ato gra kanë emra dhe scila historinë e vet të persekutimit.Mbaj mend edhe sot, që ishin rreth 700 gra të burgosura, shumica ishin arrestuar dhe akuzuar për tu futur frikën grave, ato ishin thjesht pjesë e spastrimeve dhe persekutimve në kuadrin e luftës së klasave.Kishte edhe një grup grash “kriminele ordinere”, të cilat kishin ndihmuar për aborte gratë në kushtet e shtepisë se nuk lejohej në atë kohë.Po kështu kishte gra që akuzoheshin për prostitucion dhe vedhje.Teritori i burgut përbëhej nga dy blloqe katrore të burgut. Prapa ndërtesave ishte kodra ku gratë pa vajtur në punë vendosnin gjymat me ujë të ngroheshin në diell.Ato punonin e raskapiteshin në atë 10 orëshin e detyruar, ato laheshin me atë ujë i ngrohur nga dielli përvëlues i qershorit.Gratë i pastronin vetë hapsirat e mëdha mes fjetoreve te tyre. Nga dera e hapur me kujdes pashë krevatet dykateshe dhe dyshekët qe ajroseshin të varura ne mur.Ecnin përgjatë fushave dhe u ngjiteshin kodrave të buta për prashitje misri me kazma dhe lopata të vjetra e të rënda mbi supet e tyre të brishta, ashtu mes “gardianeve” të rrepta femra. Shpesh herë edhe me studentët punonim afër tyre, por e kishim të ndaluar të komunikonim me to, edhe ato u ndruheshin shikimeve tona të gjata se i priste “dënimi” shëmbullor nga “gardianet” me vonë….Sa vite kanë kaluar dhe megjithëatë ne kujtesën time ato vijnë ashtu të bukura si “pulëbardha “, siç i kishim pagëzuar Ne, në kontras me atë ambjent aq vrastar për to……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT