Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Pa paqe!

Rudina Muharremi Beja-Pa paqe!

Një tjetër natë digjet nën thëngjij,

përtej, dita sërish do të fillojë trishtë.

Mendimet e mia bëhen memecë.

Thërrmohen përballë tragjedive

rrokullisjes së pashpirtë vijëzave të fatit,

thellësive të pafundme,

si të duan të përhumben

për të udhëtuar më pas mëngëve të qyteteve,

përmes tingujve të bronxtë të kambanave,

e për të mbërritur portave të shkreta

ku bukuria përbuzet e paqja mohohet.

Zot,

Bekoji hapat e mi,

dhe mendimet e mia që fluturojnë mbi ata qiej

ndoshta për t’u ulur fronit të atyre shpirtrave,

radhëve të kurmeve braktisur mëshirës

viseve ku jehona ngjan se do jetë e përjetshme

e ku vdekja vijon të sajojë mozaikë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT