MBASE FAT NUK QE!
Kujtimet kur zgjohen, shpirtit trokasin
Dashuritë e rinisë, ato që pas mbetën,
Shprehje të pathëna, si hymn buçasin,
Fole në shpirt, lë gjurmë kohë e vjetër.
Ti më erdhe pranë, e guxove një fjalë
Unë të kundërshtova, ashtu më erdhi,
Ti prisje nga unë, përgjigjen të të jap,
Unë e zhytur, përmes dallgëve të detit.
Ca kushte pengese, mbas fat nuk qe
Por ndjenjat e shpirtit, zemrës tundim,
Dashuri e pa shprehur, vetvetes i flet,
Dy zemra të ndezura, të struktura rrinë.
Në dallgë të egra, kohë e prapambetur
Ëndërrat flenë, në shtretërit e kohërave,
Qendisur dashuri, shamia lotët fshehu,
Në gurë gdhendur, dhëmbje shpirtërore.
S’e pata guximin, delikatesë e tejkaluar
Në kartat e shpirtit, dashuria e firmosur,
Se kur ishim larg dëshiroja për të takuar,
Si deti t’i lutet qiellit, strehim i përsosur.
Kohërat kaluan, por malet nuk takohen
Familjen ndërtoi, secili sipas fatit të tij,
Ndjenjat e atëhershme, zënë e zgjohen,
Të mirat urojmë, jetë, shëndet e lumturi.