Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola njihen për deklaratat mes tyre që i drejtojnë njëri-tjetrit, ku gjithmonë është një mendim se ata lavdërojnë njëri-tjetrin vetëm për arsye të dërgojnë presionin në anën e kundërshtarit, derisa trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp sot tha që trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola.
Gjatë konferencës për shtyp sot para duelit me Manchester Cityn që do të luhet të dielën me fillim nga ora 17:30 gjermani, Jurgen Klopp tha që nuk duhet të dyshoj askush se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.
”Pep është trajneri më i mirë në botë dhe të gjithë do të pajtoheshim për këtë. Nëse dikush dyshon në të, nuk e kam idenë se si mund të ndodhë kjo,” tha Klopp.
Kur u pyet se nëse mendon se sfida ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit është rivaliteti më i madh në historinë e Premier League, ai tha: ”Kush e tha atë? (pasi ishte thënë se ishte Jamie Carragher) atëherë po. Konsistenca që të dyja skuadrat kanë treguar gjatë viteve të fundit është e çmendur.
Ndërsa më tutje 54-vjeçari e krahasoj rivalitetin mes dy klubeve me atë të dy tenistëve, Rafael Nadal dhe Roger Federer.
“Unë mendoj se Nadal dhe Federer e shijuan rivalitetin që kishin. Kështu është në sport. Nuk do të thosha se jam mirënjohës që City është aq i mirë, por nuk e dëmtoi zhvillimin tonë,” shtoi në fund ai.
Liverpool këtë sezon është në pozitën e dytë në tabel me 72 pikë, ndërsa një pikë më shumë ka Manchester City, dueli i të dielës pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për të dyja klubet, ku shumë njerëz mendojnë se mund të vendos edhe kush do të bëhet kampion i elitës së futbollit anglez në fund. /