Ne muzgun e bukur
Kur ecnim te dy mbi valet ne breg
Kujtonim me mall
Ditet e hershme
Qe vec enderronim
Te kishte Zot dhe per ne..
Dhe ditet kalojne
Me kohen, qe dallge mbart mbi det
Kujtojme me mall
Muzgun e bukur
Kur kapur per dore
Ecnim mbi valet ne breg..
Tani dritherojme, kur endrrat na zgjojne
Ofshamen e fundit, qe zemren na djeg
Se ecim me dhimbje, duke u pare me mall
Nga brigjet e kundert te te njejtit det..
Poezia e jetes
Jeta eshte poezi, jo murgeshe..
Nuk i lutem te me mbaj gjalle
Te luftoj, te mbijetoje
se dikush paskesh thene:
Eshte e eger, beji balle..!!
Nuk i lutem une fatit
Mediokritetit i te paaftit
qe m’pret ne bese,
per nje shprese,
se Jeta qenka tjeter ves..
Jo!
Jeta nuk eshte shkrese
as marreveshje..
Eshte dashnorja me e hijshme
qe ne djep me mban mbuluar
me ninullat e paligjshme.
Eshte nje peme e lulezuar
M’dhuron lule pa u zgjuar
dhe kur koha ze troket
Thurr kurore me mall mbuluar
Jeta eshte poezia me e bukur
qe nje poet mund te kete shkruar.
Mos lufto, po enderró
t’vetmen dashnore
qe s’t’ka harruar..!!
Ahh..
Sikur ti shihja edhe nje here syte tu..
Bejne drite ne shpirtin tim.
Ike larg, lamtumire pa thene
Pa ditur erresiren qe mbas ke lene
Ahh..
Sikur te shihje edhe nje here ne terr
Nje puthje te eger qe zvarre terheq
Thonjte qe shenja gervishur lene..
Ajo “lamtumire”.. do ngelej pa thene.
Ahh..
Sikur…
Te ikja dhe une…
E lamtumirat te mbyten
pa lene gjurme..
“Dikur..
Te rinj,
enderronim iluzionet qe jetojme sot..”
Sot.
Jeta ka kuptim vetem sot..
Neser eshte vec nje iluzion..
Neser..
Nje fjale e thjeshte
me njemije mistere ..
Nje fjale e embel,
qe gervish shpirtin,
si grahmat e epshit ne agoni..
Nje fjale e dashur,
qe dhuron endrren,
si nje rreze drite ne ditet me shi..
Nje fjale shprese,
qe thinj zemren.,
si drame e gjithe njerezimit..
Nje fjale jete,
qe mbart vdekjen,
nen kembanat e kryqezimit..
Sot..
Jeta ka kuptim vetem sot..
Sot dua me dek,
qe neser iluzionet
te marrin jete…