Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poeten Drita Haxhillari

Momente poetike me poeten Drita Haxhillari

Rrëmbem’ si pranverë !

Në udhën mister,pa krye,pa fund,

etshëm në oazë,e heshtur,pa buj’

cikje therëse…gërryen e shkund,

shkelmoj kripërat,për një pikë ujë.

Të strukur të dy,retë kemi çati,

të tkurrur,pa një grimë shpresë,

gdhir’ e ngrysur,as shi as stuhi,

truk shuplake,enigëm që s’vdes.

Dikur…ishim ylber në univers,

gjunjëzuam lakmitarët plot vrer,

tani,të huaj,gjithçka mori ters,

kthyer në dimër,në akull,mermer.

Përulur në ankth,ndrydhur në lot,

pauza frymimi,si të zënë në grykë,

provuam Diellin,përse rrebesh sot,

ishim si dy yje,si ne s’kish të dytë !

Rrëmbem’ si pranver’ në ç’do stinë,

bëhu fener,si dritë për këto dy sy,

shkrije ngricën,të rrjedh në gremin’

në këtë botë jam me ty dhe për ty !!

Shpresa që kurrë nuk vdes !

Natyrë e bukur e vendit tim,

hapësirë,bukuri,bardhësi,

dhe jeta do merte kuptim,

nëse do kishim dashuri…

Asgjë s’është më si dikur….

asgjë nuk ngjan si më parë,

njerëzia bërë zemërgur,

mënjan’të ftohtë,të ndarë.

Teksa syri të sheh bardhësi,

mushkërit’ me ajër plot…

dilem’ në vetvete,për çudi,

kontur’ pa jetë kjo botë.

Kohë e largët,si ish atëher’,

kish ndërgjegje,ngrohtësi…

dimrin e kthenim n’pranver’

me buzëqeshje,me dashuri.

Pyes veten,eci e menduar,

realitet i mjerë,në trishtim,

përse kështu,të larguar..!?

veçmas,humbur drejtim..

N’zemra do ket’ngrohtësi,

një grimë dashuri vallë..!?

a do jemi si kjo bardhësi,

le t’mbajm’ shpresën gjallë!

Imazh në arrati…

Si deti me valë,turbullt në mendime,
kohë e mjergullt,ngecur në kujtime,
momente të veshura në zhgënjim,
përditshmëri monotone në rrugëtim.
Strehëz çsti në humbëtirën e Qiellit,
pakëz shpresë nën dritën e Diellit,
shpirt e zemër,të kapitur,të tretur,
nga imazhi yt,asgjë më ska mbetur.
Prezenca jote,u zhduk në arrati,
klithma nën lëkurë,ish fat a ironi.
Tej në horizont…vështrim i venitur,
impulse “mëkatarësh”të habitur.
Imazhi yt,u largua,mori arratinë,
kohë në mister që vulosi pabesinë.
Heshtje e ngjizur thellë në zbrazëti…
pa grimë njerëzie,boshllëk,ftohtësi.
Mburojë e kokolepsur në “marrëzi”
lojë çudirash,imazh yt në arrati…
Risi kapriçioze endur ndër vite,
simbolikë ngushëllimi i ç’do dite..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT