PUTHJA E BURRIT,JETË PËR GRUAN
Kur të puth një burrë për të parën herë,
ndez lulen e ndrojtur me aromë vajzërie.
Ti grua pëshpërit:Puthmë edhe njëherë,
gjersa të më digjet çdo cipë virgjërie …
S’pyet, nëse është trill a rreze dashurie,
pse këputen frutat e trupit veshtullor,
kur kroi i nxehtë gjarpëron nëpër ije
dhe befas zgjon llavën e vullkanit epshor.
Kur të puth një burrë ,të djeg me frymë,
ulërima dridhmore ngrihen nga zjarri,
por kur gjinjtë rrëzojnë dimrat me brymë,
ti grua ndizesh e digjesh porsi fije bari.
Se kur flaka ndizet, lë gjurmë në lëkurë,
avujt e zjarrit çelin gonxhe me prush,
mes kënaqësive thua:ti je parajsa,o burrë !
E natyrshëm rrjedh ujvarë nëpër gushë.
Marrëzisht e dehur prej eliksirit kristalor,
që pluskon mbi kreshtën prej lëkure,
thith ultratingujt e universit mashkullor,
tek penetron ëmbël, duke rrëzuar mure.
Kjo ndjenjë është burim,që nuk shter asnjëherë,
simfoni e mishtë, që lidh çdo burrë e grua,
shkreptimë e buzës afshore që digjet me erë,
që shkrin dy trupa, me puthjen e bekuar.
JO, MË DROGË !
E droguar ecën nëpër skuta,ku nuk çel pranvera,
tashmë e ke kuptuar, që nuk je më në këtë botë .
E ndiej dëshirën e shpirtit tënd për të ecur përpara,
drithërohem edhe unë kur hijet të thonë, ku shkon?!
Ah,këto hije vrastare,sa të rinj kanë shkatërruar,
si lëkurat e pemëve ua kanë zhvatur çdo shpresë,
sikur të mundje më parë jetën ta merrje ndër duar,
ndoshta drogën s’do e kishe provuar asnjëherë.
Më the, se dhimbja të mësojë për të ëndërruar
dhe netëve të mjegullta luteshe nëpër lotë,
si çdo njeri ke të drejtë të ëndërrosh sa të duash,
ndaj as unë,as ndonjë tjetër,nuk të gjykon dot.
Mos i thuaj,jo, lotit që rrjedh hidhëruar tek faqja,
është pendim i syrit që më në fund u mbush me dritë,
para meje loti yt rrëfen kalvarin e vuajtjeve të athëta
dhe zemra ime bashkohet me shpirtin tënd hidhërimë.
Çdo e keqe ka një fije shprese,që zgjohet gjallëruar,
brenda shpirtit strehoje të ushqehet me gjak të ngrohtë,
mos prit dhe mos e lër të shuhet mes ëndrrash drithëruar,
se ke të drejtë të rilindësh,aty ku fati të ndëshkoi me drogë !…
ENGJËLL DHE DJALL, JE,O GRUA!
Ti ëmbëlson dhe hidhëron botën,o grua,
me gjuhën nepërkë ,a gjuhën e hyjnive,
kush s’të bindet ty dhe dëshirave të tua,
t’i lutet ditë e natë gjunjëzuar perëndive.
S’është e lehtë të përballesh me ty,o grua,
se ti ngre kurthe edhe kur bënë dashuri,
e kredh të ziun burrë brenda hireve të tua,
e shtrydh,si limoni dhe bënë ç’të duash ti.
Dashurinë dhe tradhëtinë ia vë burrit te gjiri,
rrëshqet ngjalë a gjarpërushe turpërimi,
në inat e sipër ,shpërthen bistakun e krimit
dhe ngrihesh triumfatore ,edhe mbi trimin.
Mjeran është burri,që të do për një natë,
kur ti,grua i dhuron të fshehtat parajsore,
fatlum ai,që puth çdo natë buzën e zjarrtë,
të gruas,që e askujt nuk është dashnore.
Ndodh,që dhe djallin e zënë ethet nga ty,o grua,
përbindësh,që s’të bënë dot ballë asnjeri !
Ndodh,që edhe gratë s’të shohin dot në sy,
edhe pse në pamje,mund të jesh perri.
Po,kur fllad’i burrit, përkëdhel bukuritë e tua,
shndërrohesh natyrshëm ,engjëll dashurie,
lulehënë me pesëmbëdhjetë gonxhe zbardhuar,
më e ëmbla krijesë,që i jep jetës së burrit shije.
Dashuria dhe urrejtja,flenë në qelizat e tua,
o bukuri llahtarë,me origjinë të lashtë barbare!
E frikshme,si Medea, prej xhelozisë verbuar,
vret veten tënde,si të mos kesh jetuar fare.
Dhe pse,je e vdekshme,me vese dhe bëma të vyera,
Ti, grua lë pas një monument pavdeksie në kohë,
dhe pse ngrihesh mbi vepra madhështore dhe ogurzeza,
je celësi kuptimor i jetës dhe i tragjedive në tokë.