Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Erdhi Pranvera

Gjelina Maçi Keci-Erdhi Pranvera

Erdhi Pranvera

O bylbyl kurrë s’kam harrue

N’diell e n’qiell me t’puthë ballë,

Drekë e darkë për me t’i shtrue

Prej dheut t’huaj kur ke me ardhë.

Shkriu bora prendvera vjen,

Kangën tande due ta ndi,

Vrri e bjeshka qingjat i ndjell

Me të pa luleve ndër qershi.

Në degë sythi po shpërthen

Fusha e mali gjithkah bleroi,

O bylbyl kur po na vjen

Kur livadh e pemë lulëzoi?

Rreze dielli si në asnjë vend

Drandofilat çil ngjyra-ngjyra,

Merrja kangës e mos rend

Në kopshtin tand të qesh fytyra!

Skifteri çerdhen me ta shkatërrue,

Në pyje e ograja zanin lësho!

Tana çerdhet me ndërtue

Në vendin tand lulen gëzo!

Nëpër maja shkriu bora

Pranë ujëvare çil zambak,

Në ato bjeshkë, n’brinja, kodra

Vallëzojnë zanat për marak.

Po ngjyen vargun poeti në magji

Hana ndrin në detin blu,

Po nigjoj një simfoni

Se vjen trolli n’krahët e tu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT