Derbi i madh anglez nuk ka zgjidhur asgjë rreth dilemës së kampionit.
Manchester City ka barazuar 2:2 me Liverpoolin, në kuadër të javës së 32-të në Premierligë, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp bëri një krahasim interesant
“Ishte si një ndeshje boksi, nëse “ulje duart” merrje goditje fatale”, tha fillimisht ai.
“Çfarë ndeshje. E çmendur. Intensiteti i ndeshjes ishte i çmendur. Ishte ndeshje e shkëlqyer dhe një rezultat me të cilin duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.
Me këtë barazim, Manchester City mbetet i pari me 74 pikë, kurse Liverpooli i dyti me një pikë më pak.