Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritLUTJA E FËMIJËS

LUTJA E FËMIJËS

në fillim hoxha e nxjerr kokën nga minareja

pastaj zëri i ezanit me tufa dridhërimash

futet nëpër dhoma

zgjohuni

koha është të faleni

në atë çast dielli i artë shfaqet mbi kodër

nga kuleta madhështore e trëndafilit

del drita parajsore

zbulon fytyrat e verdha të besimtarëve

të përgjumur

të cilët nguten kah tempulli

sepse s’kanë kohë

udha për në parajsë është e gjatë

mirëpo lutja e tyre mbetet nën palën e freskët

të mëngjesit

nën heshtjen e hekurt

e nuk ngrihet lartë

kurse në qiell

në qiell dëgjohet vetëm vaji i foshnjës

pastaj bie shi në tokën e plasaritur

POEZI NGA LINDITA AHMETI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT