Oj Shqypni, ma nig´jo zânin,
t´thërret Kosharja legjendare,
Rrasen gjoks kâm për Vatanin,
Sagë të krenarisë shqiptare!
Një Kolonë e gjatë sa Drini,
në marshim Shtegut t´Lirisë,
n´ballë Salihu dhe Agimi,
Flamurtarë n´Dasem t´Shqypnisë!
Brini i Luftës përmbi kreshta,
th´rret kushtrimin për në sulm,
n´Kronikë Lufte shënjon Bjeshka:
– Atdheu lirinë kërkon me ngulm!
Përmes lisash vijnë Rreze Dielli,
për një përndritje pranverore,
me zjarr pushkësh u ngroh Qielli,
jehon n´Koshare kënga arbnore!
Po e thërret Xhema Abazin:
– Ma mbaj krahun me flakë pushke,
sa t´marr hovin e t´marr hazin,
bregut t´malit n´atë rranxë fushe!
Kâmbë shqiptari e shkeli gurin,
dhe e çrrënjosi përjetësisht,
Shqipja n´flatra muar Flamurin,
n´Qiell t´Shqypnisë t´valon lirisht!
Po njai betim i Veteranit,
mbet Amanet i gdhendur në gur,
Testament i Agim Ramadanit:
– T´mos valon tjetër Flamur!
Dhe n´rafsha unë pas Agimit,
ka kush mbanë vijen e frontit,
janë ushtarët që zh´bënë kufinin,
Krenaria e Atdheut dhe Kombit!
Përjetësisht t´falem, Koshare,
Legjendare e Tokës së lashtë,
Heronjtë feniksë në Lapidare,
ranë n´altar që t´jetojnë bashk!
POEZI NGA MENTOR THAQI