Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-(H)Era e fundit

Andris Lleskai-(H)Era e fundit

Folën dhe një herë

për herë të fundit…

U takuan dhe një herë

për herë të fundit…

U përshëndetën

për herë të fundit…

Por e pinë dhe një kafe

për herë të fundit…

Morën nga një shoqëruese

për herë të fundit…

I rrasën dhe nga një tekila

për herë të fundit…

Morën dhe nga një tjetër

për herë të fundit…

Ajo s’deshi, Ai mori dhe një tekila

për herë të fundit…

Ai s’deshi, por Ajo porositi dhe nga një tjetër

për herë të fundit…

Ai i futi dhe një tekila

për herë të fundit…

Ajo i kërkoi që ta puthte dhe një herë

për herë të fundit…

Ai s’deshi… por më vonë, i kërkoi që të vallëzonin

për herë të fundit…

Ajo s’deshi… por më vonë, i kërkoi një përqafim

për herë të fundit…

Ai s’deshi… por e thirri kamarieren

për herë të fundit

e porositi dhe nga diçka tjetër

për herë të fundit…

E çuditshme si po kuptoheshin

për herë të fundit…

E kishin lënë që s’do ziheshin

për herë të fundit…

Ajo porositi dhe një tekila

për herë të fundit…

E dëgjuan dhe një këngë

për herë të fundit…

Dhe pa vallëzim…

pa përqafim…

pa ledhatim…

pa puthje…

pa lotë…

dolën nga aty

për herë të fundit…

Ai porositi një taksi për të

për herë të fundit…

Të dy i kishin harxhuar paratë e fundit

e i bashkuan monedhat

për herë të fundit…

Ajo e ftoi

për herë të fundit…

Ai e refuzoi

për herë të fundit…

Ajo luftoi

për herë të fundit

dhe s’di si përfunduan bashkë

për herë të fundit…

Kaluan dhe një natë

për herë të fundit…

Ai shkroi dhe një poezi

për herë të fundit…

U ndanë në mëngjes

për herë të fundit…

Dhe që atëherë…

çdo gjë e bëjnë

edhe një herë

për herë të fundit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT