Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Sava Fezga Branko

Çaste poetike me poeten Sava Fezga Branko

E nesërmja nuk vlen derisa t’jet von’.

Çdo ditë që ikën, vras mëndjen shpesh,

Çfar’ kemi bërë ne për t’tjerë,

Të lodhur,t’ mundur nga çdo sakrific,

Shpresat i mbajmë gjithmon e nesërmja dot vij.

Çfar’presim prej saj asnje nuk e di,

Rebelohemi ,fyejme të gjith pa kriter,

A thua se jeta është pafundesi,

Harroni se mikrobi është brenda nesh.

Disa jetojnë jetën me lluksi mbi tê tjerë,

Disa jan’ fodull pa bëre asnjëgjë,

Disa tërheqin veten me mund e djersë,

E disa skamja i ka plakosur në derë.

Çpret nga e nesërmja kur s’kallundrisesh sot,

Jeta po të iken por si meteorë,

Diku bie pluhur njësh bëhet me tokën,

Kërkon hapsira por portat janë t’mbyllura.

Ç’kërkojmë nga kjo jet që është kalimtare,

Nuk shikojmë më larg nga hunda jonë,

Brënda trupave tanë akulli ka zën vendë,,

Shpirti më nuk ngrohet dielli ska më jet.

E nesërmja nuk vjen deri sa t’jet vonë,

Po s’erdhi mēngjezi ajo nuk ekzistonë,

Ashtu dhe jeta është komplet në ajër,

Sot jemi këtu e nesër në parajsë.

Shpirti s’mposhtet

Në labirinthet e shpirtit t’njoha pa pritur ,

gjakrat u mpleksën si metastaz,

Ku nikotina që thithēm helmoj trupin,

Venat e gjithshka brenda saj.

Ishte si furtuna e rrebeshit të vjeshtës,

Vjen si kuajt e hasdisur në lëmë ,

pickuar nga grerzat rrethuar pemës,

Kruhet që thumbat ti heq për të mos dhëmbur.

Kokën varur ,qahet zgjidhje s’dha,

Atë që krijoj në rërën e thatë,

U mundua ta sitë me shoshën e hekurt,

Dallgët e rrëmbyhen e u bene një me të.

Harresa la gjurmë si thika e mprehtë,

Thellē plag ka hap e s’mbyllet më,

Mundohet me cipēn e lëngut t ‘trupit,

Korren mbuluar për t’mos e prekur.

Shpirti fluturoj në stukat e errta,

Kërkonte jetë në prehje të qetë,

Diku qetsin’ donte shtrënguar,

Mbështjell nga ngrohtësia që mund të gjente.

Çasti

Jeta përbëhet nga matematika,

Një çast t’sjell të mbledhësh lumturin,

Po të rrëshqiti e nuk e kape,

Fillon bën zbritje,siç zbresim shkallët.

Tek ulemi një rreze dielli doli,

Hedhë shkëlqimin që t’na ngrohi,

Po nuk mundëm ta gjejmë k’të çastë,

Shiu deperton e do hyjë në palçë.

E masim kohën veç duke punuar,

I humbasim çastet që pran rrotullohen ,

Vrapojmë me hap të kapim ashensorin,

Kur jemi brënda tij,ai na bllokohet.

E kjo jet të fal shumë pak,

Çastet që vijne nuk kthehen më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT