Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritE hëna poetike me poetin Rame Smajlaj

E hëna poetike me poetin Rame Smajlaj

JETË ATDHEU

(Agim Ramadanit)

Sot po mbushen 23 vjet

Ah,gjumë i rëndeë më paska rëndue

Për atdheun është pak një jetë

Në Koshare tue luftue.

Lufta jonë ka një qëllim

Nga atdheu e nga mërgimi

Kur është n´pytje i tërë bashkimi

Rrenojmë mure Berlini.

Kam Abazin(Thaqi) trim me fletë

Dhe Salihun(Ceku,n)n´kordinim

Për mëmëdheun e me Antonin (Quni)

Nuk ju dhimbeset jeta për qëllim.

Një qendresë mbi Koshare

Bashkoj trimat legjendar

Shkulen gurin e kufirit

Për t᾽i mposhtur të bijtë e shkines.

Bëhej luftë për liri a vdekje

Me mbrojtë tokën bëjnë përpjekje

Sy për sy e dhembe për dhemb

Në qafë të Morinës të ai shkëmb.

Arti i yt , Agim prej piktori

Me pastaj u ngritë në poezi

Dëgjoj zërin e mëmëdheut

Për liri e ardhmëri.

“Rrase e Zogut” leshoj kushtrim

Zhegra ime me krenari këndoj

Për liri dhe për Bashkim

Komandant “Katana”,Kombin bashkoj.

Në luftë ishim të bashkuar

Në parti nuk ìshim të ndarë

Atdheun mbronim me admirim

Nga barbarë e paramilitarë.

Në planet operative e strategjike

Tek Rrasë e Zogut ,lufta nuk u ndal

U shkulë kufiri,shekuj më parë

Nga srategu Agim Ramadani.

Në Koshare dhe shumë beteja

U bashkua pushka edhe pena

Për Bashkimin e Dardanisë

Me trungun ëmë të mbarë Shqipërisë.

Ty dhe síme Ëmë!

Sot u ndjeva i boshatisur

nga bota që m`rrethon

fol:pse s’më thua

ç’bën bota pa grua e Nënë

Jo pse të dua, grua

por jo si tìmen nënë

kur vente në krua

në gjoks me bartte mua

Në trupi rëndonin dy barrë

në gjoks më lidhte mua

në shpinë një buljerë

luste Perëndinë!

mos të merrte në thua…

Po të quaj Ikonë

është një çik,ime grua

do më mallkojë Dielli

se rreze më falte mua

Nëntë muaj më barti në stomak

thoshte nuk isha e fryrë

na pllakosi varfëria

brenda vallëzonin zorrët

Ne zihemi nga pak

ti ke shtat bajrak

po Nëna ishte një çik e imtësuar

i bëri nëntë lindje

dhe i dukeshin pak….

Ajo më rrëfente:

-ca më vdiqën në bark

se bënim punë të rënda

ishin kohë qesatesh,

skamja na griste për brenda

Po Hëna vezullon në qiell

ajo shtrirë nën dhé

Yjet i ndriçojnë varrin

e Dielli i jep rrezatimin

U shkriva nga kjo nostalgji

sa mall të kam, o Nënë

vuaj unë në jetë

të gjallë në zemër të mbaj.

Eh, Ç’bukuri hasiane….

Engjëllusha zbret nga lartësia

ku yjet ndriçojnë errësirën

zhurit zemrat djaloshare

Ti, moj e bukura femer hasiane

Nga kush huazove atë blerim

nga bregore a fusha pjellore

buzëburbuqe, faqemollë

pajën bëre, gjilpërë prej dore

Në bel tuajin konstum stolisur

e mbi kokë një hark shamie

i ruan sot e kultivon

në imazh më prefermon…

Me djersë balli gatuan bukën

një art dore , krenari

djalërisë ia shkurton natën

gjer n´mëngjes kur zbardh agimi

Ditën fle në gjumë si qengji

kur tërë natën ti gatuan

buzëqeshjen ia ke huazuar Hënës

shtat-hedhur , e bukura Zanë

Trupin tuaj , skalit skulptori

faqetë kuqe t’dhuron piktori

po, poetit çfari i mbeti

te ngjesh vargun nga “sikleti”

Të tillë Zanë s´kam parë ndo’jherë

në katër stinët: dimër , verë….

një dhuratë bekim hyjnor

Lule dafine me kurorë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT