Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko-Ndjeshmëri njerëzore

Sherife Allko-Ndjeshmëri njerëzore

Ndjeshmëri njerëzore

Buzë liqenit të Lasgushit sodis e përhumbur liqenin e dallgëzuar,

Ku litarët e shiut përplasen mbi asfalt .

Kalimtarët me ombrellat e zeza mbi kokë,

ecin të hutuar në mendime të thella .

Duket si një ditë mortore ku as levrekët s’figurojnë mbi sipërfaqen e liqenit.

Përveç disa barkave që lëkunden të trembura mbi dallgët tejet të egërsuar .

Diku në cep të lokalit,një lypsar hedh

vështrimin në çdo tavolinë me njerëz.

Avulli i nxehtë i kafes ia ngacmonte shqisat që nga larg .

Ndjeshmēria e disa njerëzve me zemër të madhe,

I dhuruan monella në duart e tij që i dridheshin,e dikush tjetër kafe të ngrohtē.

Ai në shenjë falenderimi u jepte një buzëqeshje të çiltër,

Por dhe të dhimbshme nga brengat e jetës ..

Kjo ditē filloi dhe mbaroi me shi …

Koha ka planet e saj per tokën dhe njerëzimin …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT