Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Shpirti korçar

Namik Selmani-Shpirti korçar

Shpirti korçar

I aromatizuar me erën hyjnore të mollëve në altarë.

Bekuar me magjinë e shkronjëshqipes së zjarrtë

Këtu bëhesh kalorës në udhën e telave të kitarave

Me këngët e kosëtarëve të livadheve,

Më ëmbëlton hyjnisht me bletët e Moravës

Më bekon me tingullin himnizues të këmbanës.

Diku ndizem me ëndrrat në Detin e Karnavaleve

Mes valleve dardhare si palët e ujëvarave.

E dua shpirtin korçar

Te dehur lumturisht nga shkuma e birrës

Pa patur as grimcën e vogël të errësirës

Tek ecim fisnikshëm pranë kangjelave

Me sytë nga gugatjet e pëllumbave mes telave.

Shpirti korçar

Ushqyer me shijen e byrekëve dhe kërnackave pa fund

Me një serenatë që gurin e malit nga vendi e tund

I dehur nga dashuria më e bukur e botës

Me trokitjen e doracakut në kanatin e portës.

Për taka zonjash gurët e rrugicave bëhen qilim.

Kacaviren brenda teje tulipanët në lulëzim.

Për kë ta ngrej dollinë e parë të tyryezës?

Këtu

Ku shpirti korçar

të jep gëzimin e përjetshëm të festës???

Shpirti korçar

I lumtur.

I kadifenjtë.

Me pasaportë që kalon çdo doganë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT