ORA E DËSHMORIT
Koha fliste me kreshtat e atdheut,
orët numëronin krenarinë
akrepat fundosjen e robërisë,
lumenjëve të gjakut,
matanë bregut
fliste hija e lirisë.
Flakës trupit të luftëtarit plagëve,
gjaku vijëzonte udhën,
nga kalonte krenaria e kombit.
Me ngjyrë të kuqe shkruhej
himni,që do të këndohej
përvjetorëve të lavdisë.
Ora e trimit fliste me diellin,
yjësive drita përshkruante
bardhësinë e ëndrrave,
brazdave të jetës mbinin,
“Lulëkuqet” e Dardanisë,
aroma e tyre mbi atdhe
arrin deri në qiell,
ku ora e dëshmorit
numëron shekujt
e pavdekësisë.
GJURMË
Një gur u rrokullis si i çmendur
baltën përplasi rrugëve të fatit
dhe i ngjyrosi lisat,
me lloçin e saj,
gjurmë ikjesh
trupit të drunjve,
lëvozhga të gërvishura,
plaga u kullonte lot.
Sa plgë e moçme
shtegtimi i dallëndysheve.
Ku mbetën gjurmët e hapave,
që edhe gurin e copëtuan,
hijet tona te tretura,
si retë që shtegtojnë mjegullave,
gur i mbështjellur me baltë
sa herë u poqe nga zjarri,
i mallit të mërgimtarit
rrugëve të jetës….
Kur drita të zbardhi
në tjetër dhe,
përshëndete Tokë e qiell,
në gjuhë tjetër
gurit baltën nëpër plasa,
dhe ngjyrat e mallit,
as një shi i kohës
kurrë nuk ia shlyen.
KRYENGRITJA E VALËVE
Kryengritjen e valëve shpeshherë
e tradhtoi shkëmbi nën ujë
duke i ndarë në dysh valët
e të njëjtit lumë,
shkuma e bardhë
mbështjellur mbi mbeturina
rreth rrënjëve
të shelgjeve fliste e fundit.
Ndërsa majës së bjeshkës
bora si plis i bardhë
bashkonte vargmalet
e atdheut
që me krenari u bën ballë stuhive,
sa herë shkrihej bora pranverës
vala e rrembyeshme
e rrokulliste shkëmbin
dhe ia tregonte fytyrën
tjetër.