Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Zihni Ndregjoni

Cikël poetik me poetin Zihni Ndregjoni

TË JEMI BASHKË…..!!

Nuk jam shpresë humbur.

Se antivlerat.

Që kanë lindur e ndyrë dherat.

M’një ditë kanë për tu mundur.

Gjithmonë kanë lindur gjigandë.

Që kanë shëruar,kohën e vrarë.

Kanë ngritur morale shpirtërash të tharë.!

Nuk jam.

Edhe pse shpresën e t’sotmes humbur e kam.

Ta gjej sulem.

Mbi ata që duan t’jem i pa shpres.

E përpara tyre të përulem.

Ose të vdes.!

Dua të jem.

Të jemi bashkë.

Shpresë pa humburit.

Të pa mundurit.

Bijë e bija të kombit të shqipes.

Yje të dritës….!!

AAAH SA KRENOHEM……!!

Dibra dhe unë si mishi e thoi.

Malli, në shpirt qëndroi.

Lundrova në dete ,

mall mbete.

Fluturova n’hapsirë,

mbete dëshirë.!

Larg u largova.

Prej mallit u dogja,

u përvëlova.

Erdha tek ti.

Shpirti buzëqeshi,

zemra u mbush me dashuri.!

Dheun e putha më dha uratë.

Biiiir ,

paç jetën e gjatë.

I hodha syt ,

m’të gjithën lugin.

Qesha u ç’malla me Drin.!

Linda në Dibër nder e kam.

Aaaah sa krenohem,

kur them jam dibran.

Kur të vdes e lej amanet.

Thoni ishte dibran ,

i tillë ka vdek….!!

MBETESH….!!

Qesha.

Në fakt të përqesha.

Ty o i përqeshur.

O mëngë përveshur.

Që vodhe e pordhe.

Jo vetëm mbi atdhe.

Por dhe mbi votrën ku ke le.!

Si ore palaço.

Turpin nuk e ndjeve.

Pfff ç’ i burrëruar.

Shkel mbi votër.

S’njeh vëlla e motër.

Mbete veç i sosur.

Mbetesh i përdhosur…!!

ËSHTË E VËRTETË….!!

Edhe themi.

Se jemi.

Në fakt zeruar.

Se mbetemi vlerë “bluar”.!

Është e vērtetë.

A jemi ne

Që bëjmë qamete .

E lemeritemi,o nëne ku je….!?

BIJ SHQIPESH …..!!

O bij të dheu kosovar.

Bij trimash ,luftëtar.

Ne atdhe lirie rritur.

Ku dhe fmia,pushk ka qitur.

Ku dhe fmia.

Buçet qiellin rroftë liria.

Edhe zogu kur ciceron.

Rroftë Kosova e uron.!

Me lavdin t’jemi krenar.

Sjell prej trimave legjendar.

Edhe veten e flijuan.

Mbar një komb e lartësuan.!

Lum nanë loket që i lindën.

Bij e bija si shqiponjë.

Sot heronjt jetojn në zemra.

E Kosova u bë zonjë.

Bij shqipesh të atyre maleve.

La me gjakun e çlirimtarve.

Ku dhe guri asht krenar,

N’truall të lirë Kosovar….!!

SIÇ KA QENË QËMOTI….!!

Dhe themi,

se jemi.

Kur ndar na ka n’copa,

nji kjo Evropa.

E prap e duam fort,

pas saj turremi,

me të mburremi.!

A thu se gjall po na mba

pa të frymë më s’ka.

Veç mbet,

për të me dhënë jet.

N’syt e gjith botës,

me mbet “heroi” i Evropës…!!

Nji kshtu për bes,

kurr nuk dua t’vdes.

Pa ma kthy,

Shqipnin m’nji.

Siç ka qenë që moti,

me të drejtë zoti….!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT