Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-Moj pika e mjaltit

Hyqmet B Hasko-Moj pika e mjaltit

MOJ PIKA E MJALTIT…

Në dhomën tënde

do futem si flladi,

ti do jeshë në gjumë

moj pika e mjaltit.

Përmbi ballin tënd,

më tretet shikimi,

zemra nis një këngë,

në shpirt përvëlimi

Do ta largoj çarçafin,

do sodis dy gjinjtë

aty do ta tres mallin

si bora e prillit

Sa herë them të dua,

Fjalë me plot aromë,

Zjarri që s’u shua,

Mjalti që mjalton.

Zoti s’të bëri për vete,

Të bëri për mua,

Bukuri që më trete,

Hënë që u vezullua

Porsi valë e detit,

Zgjaten krahët e mia,

Folenë tek unë e gjeti,

Dashuri madhështia.

Nuk i ikim fatit

Nuk i ikim shpirtit,

Moj pika e mjaltit,

Guri i xhevahirit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT