ATË DITË
Atë ditë, s’dua të jesh e grimosur
s’dua ta ndjej erën parfumëri
eja veç me shpirtin e armatosur
me erën e jetës përkëdhelëse, thejshtësi.
Atë ditë, syze mos mbaj mbi kokë
në vend të jastëkut të shtëpisë
dua të fle mbi ato flokë
herë t’i ledhatoj , herë të t’i shprish.
Atë ditë, buzëkuq në buzë mos vë !
në relievin e fytyrës mos bëj gjë me zor
sepse në puthje , ndonjë “njollë” ta lë
bota mund të na bëjë hor.
Atë ditë, betejën do ta fitojmë
skaj një pylli ku gurgullon lumi
cicërimat e zogjve kur t’i dëgjojmë
në plantacionin tënd do të më zërë gjumi.
Ah, atë ditë, eja ta sfidojmë një ditë
se jeta na tradhtoi nga pakënaqësitë
se kur koha thinjat do të na dhurojë
do të na i vrasë dashuritë.