Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poetin Adriatik Jaçe

Momente poetike me poetin Adriatik Jaçe

Jam malok i pandreqshëm.

Edhe unë jam malok!

Malok që kam lindur e jetoi në jug.

Çapitur këmbë një mali,që fëmijë.

Në një fshat atje thellë që diellin e nduk.

Gjunjtë kam vrarë rrëzuar në gurrë,

Ushqyer jam rritur me aromë jugu,

Në ferra e driza barkun kam çjerrë,

Dhe ujin e ftohtë e kam pirë nga lugu.

Ndë fusha kam bredhur,korije e pyje…,

Me emra të hershëm,që s’kishte më jugu.

Dede,Golik e Gjekë i thërrisnim…

Veriu në njerëz i kish,si dhe jugu.

Jam një dreq maloku i pandreqshëm!

E shok e miq kam shumë malësorë,

Krenar që me ta,jam rritur,shkolluar…

Të besës,fisnikë,pa fjalë oratorë.

Prandaj më vjen marre e turp shumë herë,

Kur atdhenë ma ndajnë veri edhe jug.

Kjo copëz që shekujt e lanë pa prerë,

Nuk ka as vend ta shkruash veri ose jug.

Ngjyrosje vjeshte.

Një copë vjeshte e rënë përtokë,

Me fshesë e mblodhi fshesaxhiu.

E bëri togje,të gjithë bashkë,

Por era luante,mes vjeshtës fryu.

Copat ja grisi,ja mori prapë.

Hynte e dilte,sa herë që deshi,

Sado që mundohej me zor fshesaxhiu,

Ajo lodroi,fërshëlleu dhe qeshi.

Fryjti mes pemësh,qëndroi në qiell.

Ashtu gëzueshëm,me retë bashkë.

Qiellin e nxiu,pemët i shkundi,

Sheshet i ngjeshi me vjeshtë prapë.

Pushoi veç pak mbi rretë e ngjeshura…

I grishi,i mori dhe i përplasi…

Nga qielli u derdhën sërisht lotë shiu,

Se era iku e më si qasi.

Ja prapë filloi të lotojë vjeshta!

Me gjyma,tokës,qiellin ja zbrazi.

Qetësisht i hoqi verës mekapin,

Me rrëkegjethesh,lumin e mbarsi.

Retë i la varur si partiturë,

Të mbushura plot me pentagramë

Fryjti buciti,flak i ndezi,

Notat që shkruajti,si shi ranë.

Dhe vjeshta vazhdon të bjerë pareshtur…

Duke ngjyrosur çdo gjë ku prek.

Bie në brigje ,bie në pyje…

Të verdhën derdh,fushë,mal e shteg.

E pangopur hëna….

Hëna prapë,shumë e uritur.

Plluskon cohnxirën skaj më skaj.

Mbledh çdo luzmë a grimcë drite.

Përtyp,përtyp e s’do të ndalë.

I derdh gjithë hiret,ndërsa zhvesh shpatet…

Me damarë pemësh trupin shkruan,

Kupës së qiellit i vjen vërdallë,

Honeve fshihet,shesheve luan.

Nuk po e shuan dot urinë,

Kjo hënë e sertë,që bredh në qiell.

Agimi e zbon,malit rrëzohet.

Kupën e fundit e mbush me diell.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT