Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeOsmani shkoj në Mitrovicë por jo në veri: Thotë se do ta...

Osmani shkoj në Mitrovicë por jo në veri: Thotë se do ta vizitoj, por se atje ka probleme të sundimit të ligjit 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është interesuar që sa më parë të vizitojë komunat në veri. Ajo ka theksuar se në këtë pjesë ka probleme të sundimit të ligjit, të cilat janë shkaktuar nga banda ilegale të financuara dhe mbështetura nga Serbia.

E para e shtetit po ashtu ka njoftuar se shumë shpejt do të kenë bashkë me kryeministrin Albin Kurti disa vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamaz, presidentja Osmani tha se po planifikon vizita në të gjitha komunat e Kosovës, për çka shtoi se është në komunikim edhe me ato të cilat udhëhiqen nga komunitetet jo-shumicë.

“Interesimi im është që edhe vizita në veri të jetë sa më parë të jetë e mundur, në komunën e Mitrovicës Veriore, por edhe komunat tjera në veri. Të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë, janë të barabartë dhe duhet të ulemi t’i diskutojmë kërkesat që kanë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, ka deklaruar ajo për media

Në konferencë para gazetarëve, Osmani tha se interesimi i institucioneve të Kosovës është që bashkëpunimi me komunat të jetë i fokusuar në interesat e qytetarëve pa dallim.

“Në veri të vendit, për fat të keq, ka probleme të sundimit të ligjit të cilat janë krijuar nga banda ilegale të cilat financohen dhe mbështeten nga Serbia. Pra, problemi kurrë nuk është me qytetarët që janë aty, qytetarë serbe, qytetarë shqiptarë, qytetarë të komunitetit rom, ashkalinj, egjiptianë, turk e boshnjak. Problemi gjithnjë ka qenë me qytetarët, të cilët ilegalisht kanë kryer krime, kanë frikësuar qytetarët, u kanë mohuar atyre shpesh herë edhe të drejtën e lirë në votim”, ka shtuar Osmani nga Mitrovica.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT