Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Pritja…

Prena Prendi-Pritja…

Nën dritën e hënës,zgjuar jam

Mendimet për ty,vërshojnë…

Shpirtin tim e përvëlon zjarr

Herë më zbehin e herë lumturojnë.

Atje tej larg ,ku je tretur

Mërgimi mes nesh ,urë vuri

Nuk di nëse dashuri,për mue ka mbetur

Apo dikush tjetër vendin zuri…?

Prita ah ,sa shumë prita,një fjalë nga ti

Të vallëzojmë si dikur sa shumë ëndërrova

Sa vargje shpirt,hodha poezi…

Sa këngë për ty ,i dashur këndova.

Hidhma zërin tënd të bukur e ëmbël

Si dikur kur më thoje”,lule me aromë”

Lere kurbetin,vëri flakën,këmbën…

Jetojmë dashurinë,në vendin tonë.

Këtu ka më shumë mirësi

Çdo stinë e vitit,këtu është pranverë

Eja i dashur ,pa lumturi

Nuk je i pasur,asnjëherë!

Të prita ,të prita e prapë do të pres

Se besën e kam të çmuar

Me ty e due jetën,deri sa vdes

Gjithmonë të dashuruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT