Nama e Shqypnisë
Pran Kështjelles, gjysmë rrënue,
rrin një Zanë ulun mbi gurë
Gjamë e vaji i shkundin lisat,
i fshinë lotët me Flamur
Kam dalë këtu, më ka qu Shqypnia,
me djemë të sajë dy fjalë me i nderrue
Po su këthyne në rrugë për së mbari,
kam me i nemë , kam me i mallkue
Vend per varr s’keni me pasë,
as varg kënge e as Muranë
Nama e jem ka me u shitue,
si në Prishtine e si në Tiranë
Varrë e gjamë kam me i ba bashk,
në gotë të tradhtisë keni me i pi
Emri i juaj qoftë mallkue,
jo veç sot po në shtatë brezni
U bafshi truq në Saraje të Mretit,
Ne Derë të Shkaut ju nxaftë pleqnia
Po s’ju batë krah njani tjetrit,
Po s’mi shnoshët plagët e mia
Ne oxhak të kullës ju raftë rrufeja,
gur mbi guri për mos me mbetë
Po s’ia quet zanin Shqypnisë,
atje lart ku vallëzojnë retë
NE RAST SE UNE MUNGOJ
Do te bëhem, fllad vere ,ne flokun tënd te shprishur.
Te përkëdhelë ëndrrën e netëve te gjata!
Me dorën, mbi kap diellin e djepit mot moteve .
Pres ecjen tënde, ne fushë lojën e moshës!
Do te bëhem frutë ,ne pemën qe piqet herët
Për të njomë buzën tënde kur nuk ka bereqet!
Harrimtar i kalëvarëve kur me ty bisedojmë
Bota jote nuk ka vend për fjalën qe vret !
Ti , me ritëm kënge, e unë me mban mendje,
ne rrugën , drejt te nesërmes, vazhdojmë.
Ne logun e bjeshkës, që nuk e shembi dhimbja,
numërojmë gurët, dy nga dy ,duken sikur kanë fjet!?
Këtë, nuk kam çare pa ta thënë , Mos e harro kurrë!
Çdo dy gurë, ne këtë Fushëbeteje ,ne mes kanë nga një jete !
Një Monedhë, një gram dashuri
Sikur të kishim mundësi
Me çdo monedhë, të kësaj bote,
të blejmë nga një gram dashuri
Bota nuk do ndahej në dyshe
Bota do të dukej ndryshe
MOS TI FALEMI DREQIT
Sa herë ju falëm Dreqit,
e humbëm rrugën,
nëpër trojet tona stërgjyshore
Ecnim sikur të pa sy,
me Dreqin dorë për dore
Nuk ishte ai Dreqi
që nuk ju bindë Perëndisë
Ky, herë vinte nga Roma,
herë vinte nga Anadolli,
e herë prej Serbisë
E ne, si është më keq,
dorë për dore me Dreq!
M A L L I I …………….!?
Ne nje qoshe te nje rruge te huaj
ne nje banke te nje parku te vjeter
rri i vetem e mendohem
per nje vend per nje kohe tjeter.
Flas me veten si ne ode te burrave
por e dij -jam fillekate
nje gulçim qe me del nga shpirti
me trazon s’me len rehat.
Nise nje kenge por nuk kam ze
asnje fjale prej goje s’del
veq nje lot qe zbret ne mjekerr
me preke ne zemer , me preke ne tel.
Hiq pa me vete me merr me vete
fluturojme me shpejt se era
per me shkua ne ato troje
ku i kam mbushe njëzet pranevera.
Ulem ne guri permbi krua
e i flas lisit qe me bene hije
-a e sheh se te dola ne fjale
te pata thene une prap do te vije.
Ai nuk flet se goje nuk ka
por e dije ç’thotë lisi i vjeter
-ti u ktheve por s’je ai
tash ti je krejt dikush tjeter.
Plake e krruse deri ne toke
bardh si mali qe mban bore
e kam dite se ke me u kthye
shpirtin tandë une e kam ne dore.
Ne gurbet shkove veç prej hallit
dole i ri me i ike roberise
ketu u ktheve veç prej mallit
per ATEDHE per TOKE TE SHQIPERISE.
Perveç meje nuk te njeh kush
se veç une ketu te kam prite
janë njerez tjere ,janë halle tjera
gjithë çka nderron ketu dite per dite.
Shkon nje mbret e vjen nje tjeter
deri sot janë nderru disa
vetem une ai lisi i vjeter
kam vendos ketu me u tha.
Erdhe ti te thahemi bashk
por me ke borgj se vet me ke lane
Nuk rrije gjatë -une kthehem shpejt
kur u nise me pate thane.
Kaluan vite s’dije se sa
prita ,prita e ti s’u ktheve
une s’jam plake se jam ne truall temin
kurse ti ne gurbet u theve.
Ece ngadalë mbi trotuare
kisha mberri gjer ne mes te
-per ku, keshtu, axha Sylë,
nje ze femije me sjell ne vete.
I fshije syte te shoh se ç’behej
çka po ndodhe keshtu me mua
per rreth meje njerez e mure
nuk pash lis, nuk kish kund krua.
….. ………
Me ka marr malli me u ule ne sofer
ku per rreth e kam tan fisin
pran te kem Nene shamizezen
e ne ballë te sofres te shoh ule Plisin.
Me ka marr malli me u ule ne sofer
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah te kem ule motren
ne tjetrin krah te kem nje vlla.
Me ka marr malli te jem me Ju
lote e gezim s’bashku me i nda
veq nje rruge drejt Atedheut tim
lotet e mi mundet me i tha.
Eshte ky mall qe zbret me lotin
qe e bart une ne kete tretedhe
rrugeve te huaja tuj e shkue motin
tuj anderru nje cope Atdhe