Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Flutura kameleon

Andris Lleskai-Flutura kameleon

Ëndërrimtare e paparashikueshme
si gështenjë që shpërthen në prush,

herë kërcet krejt kërcënueshme,
herë kërcen e shpirtin ma mbush.

Herë si kërpudhë e helmueshme,
herë shijon si i thati e ëmbli rrush.

Përbindësh – Bishë shkatërruese!
E herë më quan tëndin lepurush.

Herë më vjen nëpërkë helmuese,
herë kotele që përkëdhel me push.

Herë e acartë, e akullt, drithëruese,
herë e flaktë, përvëlonjëse si gusht.

Dhelpërake, dhelatore ngacmuese,
e herë monstruoze godet me grusht.

Herë ngadalë, e butë, përqafuese,
e herë dhëmbët mi ngjet ngushtë.

O ëndërrimtare e paparashikueshme,
më deh si verë e athët, herë si musht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT