Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-Plani i Jetës

Jan A Kosova-Plani i Jetës

PLANI I JETËS

E kot bëjmë plane vetë

Se si duhet të duket jeta

Nuk e ka kot emrin jetë

Jeta i ka planet e veta

Dhe kot bëjmë plane jete

Plani i jetës enigmë mbetet

E ti në zemrën time mbete

Dashuri që kurrë nuk tretet

Plane jete bëjmë ne kot

Dashuria e jetës sime

Plani i jetës të sjellë lot

Nganjëherë edhe gëzime

Kodin e jetës nuk e gjeta

E kam kërkuar deri në skaj

Kur shikoj ç’më solli jeta

Dashuria është kodi i saj

Nuk e di unë planin e jetës

E bëj plane edhe në gjumë

Planin nuk ia di të shkretës

Por e di se ty të dua shumë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT