Saturday, August 2, 2025
BallinaSportSipas mediave në Britani: Ten Hag ka dhënë dritën e gjelbër për...

Sipas mediave në Britani: Ten Hag ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Cristiano Ronaldos

Ardhja e Erik Ten Hag te Manchester United pritet të shoqërohet me ndryshime rrënjësore në klub.

Këto ndryshime do të fillojnë së pari me largimet e lojtarëve që nuk janë pjesë e ideve të 52-vjeçarit.

Të paktën kështu lë të kuptohet Jeremy Cross, gazetar sporti në Daily Star, sipas së cilit holandezi do ta shesë yllin portugez, Cristiano Ronaldo, pasi lojtari nuk bën pjesë në planet e tij.

Që prej rikthimit të tij në “Old Trafford”, Ronaldo ka kontribuar me 12 gola në Premier League dhe 6 në Champions League, duke qenë kështu lojtari më produktiv sa i përket kontributit me gola dhe asiste në skuadër.

Përkundër kësaj, ai shpesh është kritikuar se është problemi i Manchester United, me arsyetimin se nuk po vrapon aq sa duhet në fushën e blertë.

Ishte ish-bashkëlojtari i tij, Wayne Rooney, që e kritikoi publikisht portugezin dhe Paul Pogban, duke iu kërkuar të dyve të largohen.

Siç duket, njëjtë po mendon edhe Ten Hag i cili kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese pa 5-herë fituesin e Topit të Artë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT