TË GRINJTAT MOTIVE…
Te grinjtat motive,
qetojnë zbehtësisë,
humbojnë drejt lirive,
shum larg prej stuhisë…
Prej resh pranguar,
mes fjetjesh notojnë,
pirg pengjesh harruar,
venitjesh seç lundojnë…
Prag ikjes dhe malli,
shtrin krahët penguar,
nën vello fshehur djalli,
struk sfondit i munguar…
Të grinjtat motive,
përgjumjes gërhitur,
humbojnë drejt lirive,
cek fundesh pa e ditur…
PENA UDHË MË NUK NDAL…
Pena udhë më nuk ndal,
më rrëmben bojës zhytur,
më tundon pa asnjë fjal,
më nis varg pa më pyetur…
Vagun nis qet’-pa zhurmë,
shkruan-shkruan e pushon,
sërisht rend pas lë gjurmë,
derdhur stofash shtegëton…
Shtegëton,si krah pëllumbi,
ulet-ngrihet plot me naze,
muza penën dot s’e mundi,
nëpër muzgje thur kafaze…
Pena udhë më nuk ndal,
zhytur bojës psherëtinë,
më tundon pa asnjë fjal,
nëpër fletë ngre shtëpinë…
RËN MBI LULE TI MOJ FLUTUR…
Rën mbi lule ti moj flutur,
krahëshkruar mbi nektarë,
gjoks të Prillit pa u ngutur,
njësh me to…pa u ndarë…
Dhe tek flladi fërshëllen,
ëmbël fletët ç’ti lëkund,
dita ikën e më pas s’vjen,
numëron thekë ti sa mund…
Deg më degë pa u lodhur,
nëpër gonxhe ulur-ngritur,
mes harlisjes kudondodhur,
humb adresë krejt papritur…
Rën mbi lule ti moj flutur,
përmbi bohçe drithëruar,
gjoks të Prillit pa u ngutur,
vetë natyra ç’të ka bekuar…