Manchester City dhe Liverpool do të përballen sot sërish pas ballafaqimit të javës së kaluar në Premierligë që përfundoi me barazim 2-2.Këtë herë skuadrat e Pep Guardiolas dhe Jurgen Klopp do të kenë punë me njëra – tjetrën në kuadër të “Kupës FA“, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjysmëfinalja e “FA Cup” mes Liverpool dhe Man City do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:30.Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare:
Ja 11’shet startuese:
Manchester City: Ederson; Cancelo, Stones, Laporte, Ake; Silva, Rodri, Gundogan; Jesus, Sterling, Grealish.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz.