Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli i cili luan për Reims në Francë është rikthyer nga lëndimi dhe u inkuadrua në fushë gjatë pjesës së dytë në duelin kundër Montpellier e cila përfundoj me rezultat të barabartë 0-0
Anësori i Reims, Arbër Zeneli u inkuadrua sot në fushë në ndeshjen ndaj Montpellier dhe luajti një ndeshje solide në barazimin e skuadrës së tij.
Sipas SofaScore ai u vlerësua me notën 7.0, e cila ishte një ndër vlerësimet më të larta për lojtarët e skuadrës franceze gjatë duelit të sotëm.
Këtë sezon ai ka luajtur në vetëm 3 ndeshje për shkak të një lëndimi që e la atë një kohë të gjatë jashtë fushave, derisa ka arritur të regjistroj edhe tre asistime në vetëm 102 minuta të luajtura. /