Të mbylla në kafaz⁸
Më rrëmbeve në kthetrat e tua,
E humbur në horizont,
Ndjenjë e quditshme,
E mbyllur nê kafaz.
Në ëndrra më vjen ti,gjumin ma trazon,
Porsi nje vullkan,
Eh sa vite e vite të ndieva pranê,
Më përcillje kudo.
Të kam ndier që nga fëmijëria,
Se ti jeton në mua,
E tani psherëtij dhe mbaj inat me veten
Pse s’ta mbajta dorën fortë,që nga atëherë?
Kënaqësi shpirti si valtë e detit kur të rrëmbejnë,
E të përplasin në breg,
Dhe ti kërkon forcë të ja dalësh mbanë,
Po forca të mungon…
Edhe mua forca më mungoi,
E frikësuar se s’do ja dilja mbanë,
Ëndërr e kahmotshme ti për mua,
E tani e plotësuar…
Unë e ti së bashku në ëndrra e jetë,
Sdo të ndahem më kurr nga ty,
Se vetëm pranë teje ndihem e qetë.
Lehtësim shpirti tek ty gjej.
I kam harruar brengat e hallet,
Që ç’do ditë më rëndojnë,
Vetëm tek ty e brenda teje,
Unë po frymoj…
Jo jo s’do ta lëshoj dorën
Nuk të lë të ikësh më nga unë
Realizim ëndrre ndër vite
Që ma trazonte shpirtin tim.
…………..
REALITET I HIDHUR
Sot ca kokën e kam të turbulluar,
Mendja ime bredh në të kaluarën,
Eh sa mall ndieva për fëmijërinë,
Dashuri e vjetëruar në humbëtirë.
Realitet të hidhur po kalojmë,
Kemi humbur rrugën në oborr,
Vallë pse kjo përqarje mes njerëzve?
E kjo mos dashuri po egziston?
Eh sa mall kemi për të djeshmen,
Zemërgjere edhe pse kishim varfëri,
Cfarë bukurie ka e sotshmja duarplotë?
Kur njëri tjetrin se shohim me sy.
Na humbi ndjeshmëria,
Ka zënë vend gjelozia,
Na humbi dashuria,
Ka zënë vend trathetia.
Lëreni bukurin e fjalës t’ju përkëdhel,
E mos lejoni nga shpirti të villni vrerë
Falnii mirësi o të uruar,
Se gjithmon s’keni për të jetuar.
E fjala rënd të lëndon,
E dashurin ua cungon,
Duajeni e respektoni,
Shpirtin tuaj pasurojeni,
Eh sa shumë ndryshoj njerëzia,
Janë bërë njerëz me dy ftyra
Më mirë vetmia të na shoqëroj
Se realiteti të na lëndoj.
………………
E tillë kam lind..
E dua jetën,sido që të serviret,
dhe sinqeritetin e saj.
I dua njerëzit jo lajkatar,
Po me çiltërsi të më rrethojnë,
Unë vazhdoj rrugën time,
Nuk ma zbehin imazhin tim,
Këmbëngulese në parimet e mija
E tillë kam lind..
Jam rrëzuar…
E jam ngritur sërish,
Asnjëherë e dorëzuar,
Luftarake më quajnë mua,
E ndiej se jam e rrethuar me tinzar,
Po kjo botë është e tillë,
Qëndroj stoike ,përkundër situatave
Karvani ecën,qentë lehin prapa.
Nuk jam egoiste për asnjeri,
I çmoj njerëzit të gjithë njësoj,
As gjuhën e lëndimit,nuk posedoj,
E as lakmitare në këtë botë…