Një gol dhe një asistim dy ndeshjet e fundit, paraqitje fantastike nga Edon Zhegrova me Lille në ligën e Francës dhe menjëherë ka filluar interesimi për të nga gjiganti anglez, Arsenal e cila synon të transferon 23-vjeçarin, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme javëve të fundit në Francë dhe kjo i ka rënë në sy siç duket drejtuesve të Arsenal të cilët kanë filluar interesimin për të.
Sipas të përditshmes angleze, Sky Sports Arsenal është i interesuar që të siguroj shërbimet e anësorit kosovar gjatë afatit kalimtar të verës, i cili do t’i kushtonte vetëm 11 milionë funte plus bonuset.
‘Topçinjtë’ kanë pasur vështirësi javëve të fundit në krahun e majtë pas dëmtimit të Kieran Tierney derisa tani është detyruar Bukayo Saka të luaj në atë krahë dhe mendohet që të zgjedhin problemet e tyre me transferimin e Edon Zhegrovës.
Deri më tani ish-lojtari i Baselit ka realizuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim me Lille që nga transferimi i tij në afatin kalimtar të janarit, ndërsa dje kundër Lens ishte ndeshja e tij e parë si titullar me klubin francez.