Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Kronosi nuk e mbajti premtimin

Rajmonda Qose Shkopi-Kronosi nuk e mbajti premtimin

Kronosi nuk e mbajti premtimin

Nga dhimbja, Tokës thinjat i kanë dalë,

Kronosi paska qenë i pabesë

Premtimi, se botën do ta ndryshonte,

Çdo ditë pak nga pak po vdes.

Hileja Odiseniane ka marrë lavdi,

Në pasarelë hipin presidentë e parandorë,

Dhimbja e popujve s’përbën aspak habi,

Rëndësi ka froni, shenjtërimi me kurorē.

Hapat e luftës godasin tokën,

Dhëmbët kërcasin e bëjnë kasaphanë

Fati i popujve në një gisht rrotullohet,

Nga njerëz të ligj që shëmtuan dynjanë.

U dogj njerëzia prej zjarrit të vet,

Ta dinte Prometeu nuk do sakrifikohej

Lutja drejt Zotit i çau të shtatë qiejt,

Dhimbja e popullit shtohet, rëndohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT