Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Pa ty

Arjana Fetahu Gaba-Pa ty

PA TY

Kam frikë ti dal natës përpara,

Pa ty,

Humbas nëpër terr,

Nëpër mugëtirë,

Kam ftohtë të më shohë dimri,

Vetëm pa ty,

Kthehem në akull,

E me buzët mërdhirë.

Ndiej dhimbje, të më vrasë,

Dielli në sy,

Shuhem e tëra,

Zhdukem humbas,

Druaj ti marrë ere trëndafilit,

Pa ty,

Në duar më vyshket,

Si zemra kur plas.

Unë,

Hesht përpara largësisë,

Që s’më afrton aspak,

Ti eja të zhdukesh,

Vetminë e frikeshme,

Çdo gjë e papritur,

Është në prag…

Nëse m’ke harruar,

E s’jam në ditet e tua,

Pa kthyer kokën,

Si stina kur shkon,

Gjithë dashuria,

Më kthehet urrejtje,

Unë vras çdo frikë,

Nëse gabon!.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT