Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritElham Pasha-Filxhani

Elham Pasha-Filxhani

F I L XH A N I ~ poemth ~

Në k’të filxhan ka rruaza e gënjeshtra ,

mbushur- një kal’ troje,me bark porcelani.

Unë jam përgjegjës filxhani,pa rresht n’rreshta,

nga buzët,tek bishti ,pa këmbëz gardiani.

K’tu varen shpatarët, për të mprehur shpatat,

para se t’i hipin kalit,mbi gjurmët e fallit.

Fatin nuk t’a gjen porcelani,i krisur pa tigllim

se buza me syrin, s’kanë qiell të kaltër

e dheut i falin shumë shtresa mëkatari .

Bishti nuk është për mua

edhe një gjysëm sekondi,

me fjalën më të zgjedhur.

Në k’të filxhan ka shumë fantazi

sa,Xhokonda e Da Vincit do kishte shpërthyer,

cdo kornizë, për të qëndruar në këmbë.

Fantazia nuk ka kërthizë e mjergull,burulluku

se nënën e ka divorcuar ,në pesë falle,pa kafe.

Ati i fantazisë është kreshta me ëndrra shumë.

Para filxhanit ishte kupa …

Pa u formuar kupa ishte grushti.

Një grusht ujë burimi, thyen t’gjithë filxhanët,

por buzët nuk mbyllen -kurrë.

Në këtë filxhan ka shumë fjongo ,

shami vallesh,loti e papion dasmash…

Por,asnjë qytet metaforik ,s’ka ndricim

që t’i martojë…

Presjet janë mbushur me pyje

e djemt i ka rrënbyer pasthirma ,

me rrudhat e pleqve

që ngrysen me filxhan në dorë.

Jam i lumtur që syrin e kam asnjanjës,

por buzët asnjë herë s’vura në rrugë…,

në rrugë e në udhë ,

e tokën me qiellin s’e pajtiva- dot.

Detet,ende janë fusha me lot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT