Friday, August 1, 2025
BallinaUncategorizedFeim Bllaca-Ujqërit e uritur

Feim Bllaca-Ujqërit e uritur

 

UJQËRIT E URITUR 

Në mes të ditës

ju errësohen sytë ujqërve.

kur janë të uritur ,

sikur në pikë të natës

Sulen,porsi të qartur

mbi prenë

e pambrojtur

Si gjyle topi, i binë në qafë 

E rraskapitin…..i çartin trupin

E bëjnë tokë, derisa të ngopen

Pastaj shikojnë shoqi-shojnë

në sy…

Kuptohen  në mes veti

me shikimet djallzore

për prenë e copëtuar.

Të kënaqur për veprimin

Rrahin vesht dhe lëpijnë  buzët

Shtrihen e gogësijnë

pranë nënës uki

Nëna 

që i ka mësuar të gjuajnē

në pikë të ditës ,si në pikë të natës

si rrufeja kur shkrep e vranë

lisat më të drejtë

Ashtu vrasin 

Ujqërit e uritur , shpirt kazmë

Pasi e asgjësojnë prenë

i zë gjumi i thellë

Nuk zgjohen ,deri t’i merr uria

Pastaj përsëri fillon gjuetia e

Ujqërve me lëkurë qengji

Rrugës së verbër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT