“E dija qe do te vije, te kam pritur tere keto vite….!!!”……Me sherbim perseri ne qytetin tim te dashur, nga e kam prejardhjen dhe mburrem me te drejte.Por kete rradhe e dija, qe atje ne ate qytet buze Vjoses, nuk do te me priste, Ajo, qe une me perkeledhje i thoja: ” Ti je shtojce e trendafilave te qytetit tend te bukur”.Ahhh,…. prehej e qete ne gjirin e tokes meme, aty ne krahun e majte te qytetit pa hyre.Arritem vone dhe pasi rregulluam plackat ne hotelin e porositur per ne, dola ne qytet. Ka ndryshime si ne cdo qytet tjeter. Por trendafilat ishin shtuar, ishte stina e lulezimit te tyre.I kisha celularin mikut tim te ngushte, nepermjet fcb dhe e lashe te takohesha me te, ne ish Turizmin e qytetit. Ishte pranvere e fundit dhe klima ishte e fresket, aq me shume dhe Gryka e Vjoses sillte erera, qe per mua ishin aq te njohura.U takuam me mall me shokun tim. Kuptohet, qe pasi i mbaruam tere kujtimet tona te ketyre viteve e pyes:-Po nenokja e mikes time te hershme, si eshte, rron, mbahet, apo eshte kerrusur nga pesha e humbjes se cupes se saj te vetme??!!.U pertyp miku im ne kthimin e pergjigjes. Por ku pa qe une nuk e vazhdova me biseden e kuptoi, qe duhej te jepte nje pergjigje.-E semure eshte, ne shtratin e vdekjes po lengon.E pashe ne sy mikun tim dhe shtova me nje ze sikur po bindja veten time:-A vemi neser e takojme?Te nesermen mezdite u gjendem ne lagjen e saj. Para portes ngjyre kafe me shume te grryera dhe te fshira bojrash, shume te kafshuara nga dhembet e viteve te kaluara. E shtyva deren qe kerciti ne menyre te cjerre me dhembje, dukej qe nuk kishte me ate gjalleri te dikurshme. Oborri me trendafila i paprekur, por jo i kujdesur, mungonte dora e asaj “thellenze” Nemerckeje, Dhe pemet ashtu ishin gjysem te rrenuara. Kaluam prakun e vogel te deres se lyer me bojeqielli dhe hoqem kepucet ne ate pak korridor te voge, biles akoma i shtruar me cimento, por i lyer me gelqere te bardhe muret e ketij korridori.Ju afrova shtratit te nenokes se plakur. I kapa doren e djathte dhe ja putha lehte. Nje dore e rrudhur shume nga hallet dhe nga pesha e kohes. Ula koken dhe e putha dhe ne balle. Syte e saj me shikonin tere kureshtje. Nuk me njohu. Rrathet kafe poshte syve ishin teper te theksuara. Ktheu koken nga shoku im dhe i kerkoi ndihme me sy, qe ta dinte kush isha une.
Sapo mori vesh kush isha une, u mundua dhe une e kapa nga shpatullat e dobeta dhe e ngrita, duke i vene jastekun poshte shpatullave. Qendroi me pa edhe nje here dhe me zerin e ngrohte te nje nenokeje te permalluar me tha me lote ne sy:”E dija qe do te vije, kam vite qe te pres”Me shume u lotova une.Pastaj me “molloisi” per tere vitet e mbetura te jetes se saj deri ne ato caste. Fliste nenokja dhe une nuk merrja fryme. Sa dhembje pasqyrohej ne fytyren e saj, sa lote rridhinin ne ata sy te plakur dhe te permalluar.Kur befas me tha dicka, qe me mbertheu ne vend:”Fli sonte tek krevati i sime bije. E kam lene ashtu te rregulluar si ate nate.Me tregoi me sy dhomen e saj, dera ishte e hapur. Nuk ngurova dhe shkova, hyra brenda. Nje shtrat i thjeshte ishte afer penxheres, ngjyre mjalti i celur. Jasteku me kellefin e bardhe dhe te qendisur me tantelle buzet e tij, batanije leshi ngjyre te kuqerremte me lule. Carcafi bore i bardhe, ishte palosur edhe mbi batanije. Ai ambazhur i thjeshte i dikurshem rrinte roje si ne netet e gjate te asaj. Perballe dollapi i rrobave te asaj i me dy kanate. Raftet e librave te shumte ashtu ishin te vena ne rregull, por te pahapura me nder vite. U ula ne cep te krevatit. Dritarja me dy kanate te vogla me perde te mbledhuar kryq, qe te depertonte drita me mire. Perde te bardha deri ne gjysmen e lartesise se penxheres ne fund me tantelle te qendisur nga dora e saj.Qendrova gjate ashtu i heshtur, i kredhur ne mendime ne imazhin e dikurshem. Por duhej te vendosja.-Jo,- i thashe aresyes-jo nuk duhet, se Ai shtrat eshte vetem i saj, vetem asaj i takonte. Nuk duhet te fle une.Dola nga dhoma. Nderkohe nenokja i tha shokut te hapte dollapin qe kishte ne guzhine. Mu drejtua mua:-Bir aty ke gliko, merre ke te duash, nuk ka kush i ha. Ty te pelqenin ato.
I tregoi shokut dhe torben me theka ne fund, mora nje kavanoz me gliko kackash, prevede rrushi dhe recel ftoi, te zgjedhurat e mia te preferuara dikur, nje tufe borzilogu i thare mbi ato vazo.Ishte vone, teper vone. Nuk mund te rrija me aty. Kujtimet me kishin mberthyer dhe nje lemsh mbytes me vinte nga stomahu deri ne gryke…..U perkula e putha nenoken perseri ne ato faqet e fishkura, lotet e mi u perzien me lotet e saj dhe tatepjete morren rrugen per tek cupa atje pertej ne dheun e ftohte.Ika pa e kthyer koken. Lashe mallin te nenokja dhe mora dhembjen e saj, lehtesuam njeri tjetrin.Permetjarja ime e bukur na shikon te nga lart dhe na buzeqeshte…..
