Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Ymrije Beqiri

Çaste poetike me poeten Ymrije Beqiri

REVOLTOHEM

Thonë se poeti ka melodi shpirti

Dhe mua poetes shpirti më këndon

Ndodh ndonjëherë që më zë trishtimi

Madje dhe revolta më pushton

Bëhem rrebele kur revoltohem

Dhe asnjëherë nuk ndodh pa shkak

Por me të keqen kurrë nuk pajtohem

Rrevolta ndaj sajë është fare pak

Poete jam, kam shpirt melodioz

Ndonjëherë hedhe dhe varg të hidhur

Nuk fshihem si struci, a uji nën rrogoz

Të keqes s’i tutem, syri jo dridhur

Vargun e dua dinjitoz

KU KA MË BUKUR!

Një jetë të tërë me ty kalova

Me ty,Vushtrri që lulëzon

Me asnjë vend nuk te ndërroj

Më bukur se këtu jeta nuk kalon

Me ty, Vushtrri lidhur mish e thua

Vetëm vdekja mundet të më ndaj

Sikur rinohem në viset e tua

Edhe larg kur jam, me vete të mbaj

Çdo gjë e jotja është mrekulli

Në çdo çast më shton energjitë

Mbi të gjitha janë banorët

Fëmijët i ke qerrshi mbi tortë

Kur jam mërzitshëm,dal viseve tua

Ajo më ikën si më magji

E shijoj jetën,k’tu jetën dua

Përjetësisht me ty,qyteti im,Vushtrri!

JO I THEM LUFTËS

Ditë tmerri përjetuam

Ditë tmerri po jetojmë

Bota mbet duke luftuar

Kur nga lufta do shpëtojmë?!

Si s’u zhdukën ca barbarë

Ca çakej, që shqyejnë botën

Që nuk ngopen duke vrarë

Zot, pse s’ua thyen kokën?!

S’duam luftë, paqën kërkojmë

Sepse në luftë pupujt vuajnë

Bishat gjithmonë në luks rrojnë

Sikur macja me minjtë luajnë

S’duam luftë, paqe duam

Lufta derdhë vetëm gjak

Paqën gjithmonë ëndërruam

Luftën nuk e kemi hak

Një lutje për ty,o Zot:

Ndali mëndjet ç’njërëzore

Njerëzit të jetojnë në botë

Të tyren jetë paqësore

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT