Masa!
Usta me duhet nje samar,
por mos ta vrasë gomarin,
sepse ai qe po perdor tani,
e ka derrmuar fare qyqarin.
Le por atij i eshte berë zakon,
s’lëviz nga vendi pa samarë,
veç njeherë pa te e ngarkova,
si eshte sheruar vendi i vrarë.
Kthehu ndryshe more zotni,
të marrë masën per samarë,
lere ca ditë qe të bëjë pushim,
se ti je me i mirë per gomarë.
Pune me mendë!
Me ne fund buken e coptuan,
do t’ua kishin zili edhe qentë,
kur panë se pjesa ishë e vogel,
u munduan ta kthenin ne vend..
Çe do,nuk ngjitet buka e thyer,
besoj se këtë e dine dhe qentë,
ndaj kerkojné copen e madhe,
kjo eshte puna më me mendë.
S’kuptoj si mund te quhet imja,
kur me te s’bej dot ashtu si dua,
topin mua ma dhuroi vetë babai,
o e gjuaj unë,o e hodha në përrua.
Klanë toka ime!
Ende toka ime njelloj vazhdon e klanë,
si kane pushuar lotet si 78 mote me parë,
klanë për grurin qe pa korrur mbeti në arë,
që kualt e Zerves,me këmë shkelur e kanë,
klanë per jenët,qe s’luajnë më nëpër voronje,
se edhe ata,ashtu si të mëdhitë,vrarë i kanë,
per eren e bukes se re,qe do mbitte fshanë,
per vashezat dhe djelté,qe dasma nuk bënë,
per dhjolitë qe fshatin do e ngrinin në këmë,
e çish do theni ju,do klajë apo do bi këngë?!
Klanë per djeltë e bilat,që pa hakë fare i vranë,
që te vetmin kabim keshen,se jeshën Shqiptar,
si lanë të mirrin,qoftë e di metro vend per varrë,
qe edhe ne,te keshem sot nje vend,per ti klaré.
Klanë për ullitë e lejmonat, pa të zonë mbetur kanë,
per Çamin qe atje mbeti ka feja,por pa të vëllanë,
klanë për shtepitë,qe atehere zbardhnin ka azvezi,
qe sot mbetur u kanë coprra muresh apo themeli.
Klanë për avazin qe bijin zilet e kémboret e bagetive,
ne harmoni me tingullin e xhurrasé,kur bariu i binte,
per krojet e thara,ku s’mbushin më uje,vashazt e nuset,
me thoni,ka a s’ka toka ime edhe sot te drejte te klajë?
Klanë kur na ndien ne,qe kathe ditë,grrihemi si qëntë,
per te treguar se kush ka ne te do me shumë moj nanë,
e çish dërone nuk hapet te na thëthijë bërna kijo tokë,
veç hamë e pimë,jaram sa frrihemi,po pa mend ne koké.
Klanë se e vezhdronë,qe ne sikur nuk jemi ngonët e saj,
po ngrihemi e brrasim njelloj si gjelat në malë të plëhut,
se jetën e japim kur të të na e gjuajnë,per nderin e dheut,
pse kot jemi ne ngonet e Pirros dhe te Skenderbeut?