MË I MADH SE ANIJA TITANIKE
Atje në mes brinjave të Fires,
nga thellësia e zemrës shkëmbit
i kaltër dhe i ftohtë rrjedh burimi,
hije bënin ferrë-akacia me plepin!!!
Me bulira e shtama uji në krahë,
në perëndim të diellit çdo ditë vinin,
vajzat e nënat me shami të bardhë,
zëra përzier me gurgullimën e burimit.
Te kroj ujëftohtë në mes brinjave të Fires,
nën hijen e plepit dhe ferrë-akacies,
etjen shuanin zogjtë e malit e bagëtitë,
dallëndyshet që vinin nga rruga e largët.
Te burimi mes u së gurtë ,
sa herë etjen kam shuar në vapë,
dhe pse jam larg nuk e harroj kurrë,
për krojin e fshatit kam shumë mall.
I them pulbardhës fluturo mbi detra e male,
pastaj ulu e pusho atje në vendlindjen time,
të bëhem lundërtar të çaj detra dhe oqeane
malli emigrantëve më i madh se anija titanike!
SJELL NË SKENË GJITHË KOHRAT
Askush nuk e di kur lindi Mirush Kabashi,
vitet e tij s’numurohen ata janë shekuj,
lindur në kohën e Homerit dhe Sokratit,
akoma është i ri ky mbret brilant i skenës!
Mirush Kabashi lindi kur kufinjt ishin det në det,
kur mbi këto troje fluturonin vetëm shqiponjat,
në male, fusha e detra të parët ishin zot vetë,
Me mjeshtri na sjell në skenë gjithë kohrat!
FRYMËMARJEN E LUMIT
E ndjej frymëmarrjen e lumit,
të Matit buzë tij linda dhe u rrita,
me melodinë e valëve më zinte gjumi,
me frymën e tij avullore zbardhte dita!
E ndjej frymëmarrjen e lumit ku notova,
për herë të parë kur isha filiz i njomë,
me ujin e tij mban brigjet si buzë të njoma,
kam mall për freskinë e tij këtu në Londër!
PESHA E FOTOGRAFISË
Brenda kornizës s’është thjeshtë një fotografi,
po malli patretun i pritjes.
Është pengu që s ‘fle në zemrën e një bije,
ofshama e kohës klith perjetësive!
Vitet rrokullisin ritualin e stinëve,
malli çel në oborr një manole e një bli…
Pritja e gjatë se lodh të lagurin sy ,
askujt sa asaj si peshon ,ajo fotografi.
Djalë nënë, vëlla,baba i një fëmije,
dridh ëmbëlsisht duart e bijës,të drunjtës kornizë.
Lindur trim për altar lirie,
flamur që valon në të tijën shtizë.