Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritE marta poetike me poetin Ibrahim Abedini

E marta poetike me poetin Ibrahim Abedini

Thash të shkruaj një poezi

Thash të shkruaj një poezi

Të rrëshqas si mjalta nga luga

E mbushur me zjarr dhe dashuri

Të jet e bukur sikur struga…

T`i ngjaj një struganeje si në poezi

Flokët derdhur fije fije por si shi

Mali edhe fusha t`ia kenë zili

Tokës kur të shkelë si vesa te shkri…

Thash të shkruaj një poezi

Mjellmat ta shtrinë mbi liqen

Pastaj të derdhet në drinin e zi

Të përhapet si drita kur shkëlqen…

Të kaloj edhe nëpër oqean

Si nuse me tela teleisur

Me lotë gëzimi kur qanë

Krenare se kush e ka stolisur…

Thash të shkruaj si strugan

Ta vesh me tesha dhëndërrie

Strugën si yrnek me filigran

Kush s`e di, është idilë dashurie…

I thash Natës

Zbrite, yllin e parë nga qielli

T´ia ndjej zemrën se si i rreh

Nuk pres dot sa të dalë dielli

S´dua bukurinë asaj t´ia zbeh…

Zbrite, të lutem o natë e qetë

T´ia ndjej gjoksin kur i gufonë

Ditën mund të dalin edhe retë

Shiu që do bjerë, yllit i pengonë…

Zbrite, o për nder të largësisë

T´ia ndjej të trupit ngrohtësinë

Natën e errët të ma shëndrisë

Mëngjesit t´ia kthej krenarinë…

Zerja udhën qiellit

Sa herë prishet moti

I pari e ha shqiptari

S´na ndihmon as zoti

Na është këput litari…

Kur vetëtin e gjëmonë qielli

Retë derdhen mbi shqipëri

Dhe kur e pret të dalë dielli

Ere dhe shi kthehen përseri…

Shëroju e uruara shqipëri

Na mbete si plagë samari

Si nuk gjete njëherë qetësi

Të bëj gjumë rehat shqiptari…

Na ke mbetur halle madhe

Si nuk zgjodhe njëherë udhë

Të të shohim nuse sorkadhe

Të rinohesh pa patur rrudhë…

Gjithmonë shpirti po të qanë

Degë çaplyer me shumë anë

Ndaj armiqtë nuk t´u ndanë

Mish e eshtër duan të të hanë…

Ngritu njëherë si Tomorri lartë

Bëje kuvendin me burra të artë

Jepi zemër shqiponjës s´ë zjarrtë

Zgjohu nga gjumi, o vdis në baltë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT