1. Në “telashe” më fut prilli
Iku marsi,erdhi prilli
Tek unë kthehet “bandilli”
Unë nga sot nuk jam thinjosh
Ja, më shihni:si “djalosh”!
Jam djalosh që ç’ke me të
Ndaj pas po ndjek”Atë”
Unë i flas,ajo s’më flet
Sado s’flet,jam”dreqi vet”
S’ndaloi NJËRA;hop tek “TJETRA”
Më thonë:- Është ditë për gënjeshtra!
Po vazhdoj dhe vazhdoj
Epo njëra do më dojë?
Sot mbeçë “thatë”,por provoj nesër
Se më kot s’jam”stekë e vjetër”
Vargjet i sjell për të qeshur
Gjithë lexuesit:për t’i përshëndetur.
2.Në një tjetër kohë
Gjiret në këmishë si me dridhje fluture
Mornica në mish dhe po pres një puthje
Sytë lëshojnë një dritë; një dritë plot shkëndija
M’u mbytën gjemitë;me sy ma bën mikja.
Lëshon një buzëqeshje që sikur më ndjellë
Pupu sa magjepse! Shkova në esfel!
Zë e “loz” me të: në një”gjatësi vale”
Tash lemza më zë(lëre ç’punë e madhe!)
Tund e shkund unë mendjen (në një”tjetër kohë”)
Të tillë e kam gjendjen:rënkoj e bëj”oh”
Oh,me regëtima,për kohën që iku
Mbytem me psherëtima: në prill jam “ashiku”
3.Sado ardhur pleqëria
Sado ardhur pleqëria ( ndoshta shtyj ca vite tutje)
Koka ime plot me thinja, prapë unë mbushur huqe
Se më vjen prapë”mideja”,si në kohë të djalërisë
Ndaj jam nisur për”beteja”(në beteja dashurisht)
Huqi,- thonë,- del me shpirtin:është bërë ves a zakon
As që pyes për covidin dhe nuk dëgjoj se ç’thonë
Pa zë dhe kapërdisem,si maçoku mu në thekër
Shoh një zonjë dhe i vardisem dhe harroj që jam i vjetër.
80-bukësh, po i “ri”,por dhe mendja firi-fiu
Dhe nga mendja axhami( a nuk thash: u kthye i”riu”?)
Se ka ardhur,o miq,prilli dhe unë jam”përtërirë”
Tani unë jam bandilli që”kullot ” qelepir”.
4. Për një mike
Fëmijët seç u rritën,gati për martesë
Ti e ruan”karizmën” dhe nuk është sajesë
Syri i madh,i zi,qepallat me bisht
Pleksur që i ri,me ty,dashurisht.
Buzët plot me lëng,të ëmbla qenë mjaltë
Koka ma bën”tëng”,sado jemi larg
I kujtoj tani dhe dua t’I rrufis
Sado pleqëri,por prapë i sajdis.
Kujtoj gjinjtë e bardhë dhe të fortë si gur
Unë,po flokëbardhë,por bie i sëmurë.
Vite plot ikën,por ti vjen si dritë
Veç malli nuk ikën që më mpik në shpirt.
5. Kolegia
Eh,moj kolege,e bukur si drita
Kur hyje në zyrë,më e plotë drita.
Nga koka tek këmbët të zbriste një nur
Dukej e gjithë zyra,veshur me purpur.
Një ditë m’u afrove, më puthe në faqe
Tani e gjithë zyra,era manushaqe!
Më zuri një lëmëz,ghë-ghë në grykë
Të më ikte lemza,të putha atë ditë.
E kujtoj që goja m’u mbush çokollatë
Sa s’më doli”boja” (Ç’ndodhi atë çast?!)
Në zyrën e punës,ndodh, kur je vetëm,
E humbet”pusullën”(si unë me kolegen).