Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me klubin e tij dy ditë pasi kishte njoftuar se djali i tij nuk mund të dilte i gjallë nga barku i nënës, përderisa vajza ja arriti të lindte, transmeton Gazeta Metro.
Një foto e publikuar në rrjete sociale është duke qarkulluar ku shihet ylli portugez në veturë dhe se besohet që është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Manchester United.37-vjeçari nëpërmjet një postimi në Instagram kishte njoftuar se i kishte vdekur djali ndërsa ishte shprehur se vetëm lindja e vajzës mund t’i japë motiv për të kaluar këtë moment dhe për të gjetur lumturi.Ndërsa pas kësaj ngjarje tragjike që i kishte ndodhur portugezit dje gjatë ndeshjes mes Liverpool dhe Manchester United, tifozët e Liverpool kënduan këngën e tyre të famshme ‘You’ll Never Walk Alone’ gjatë minutës së shtatë të ndeshjes dhe së bashku me tifozët e Manchester United u ngritën në këmbë dhe mbajtën duartrokitje një minutëshe në shenjë respekti për legjendën e futbollit.
