MOS BRAKTISNI SHKOLLËN,
MOS BRAKTISNI DRITËN DIJEN
DHE LUMTURINË
Mos braktisni shkollën ,
mos braktisni diturinë,
mos ia ndalni vetës dritën,
gëzimin dhe lumturinë,
mos braktisni shkollën ,
mos vrisni ardhmërinë,
mos e dëboni dritën,
mos u ushqeni me paditurinë,
mos braktisni mësimin ,
ai është mrekullia që e bën
të lumtur botën dhe njerëzimin ,
largoni prej vetës errësirën
vuajtjen dhe mjerimin,
vetëm me dije arrini në jetë
lumturinë dhe gëzimin,
shkolla dhe dija janë vërtet
si parajsa për njerëzimin.
shkolla është rreze , ndërsa
dija dhe mësimi janë dritë,
ju prindër të dashur,
në shkollë dërgoni fëmijtë,
ata janë yjet e jetës
që gjithnjë vendit dhe ju
do ju dhurojnë dritë,
kur i pajisni me libra dhe fletore
ju dhuruat gjithë stolitë,
ju dhuroni gëzimin buzëqeshjen
dhe tërë kënaqësitë,
jetën e tyre ju e mbushni plotë dritë,
në mes jush dhe tyre,